Top Channel/Amerika në “rrugë me gjemba”. Rriten interesat e dollarit,konfuzion në tregje financiare
22/03/2023 23:03

Rezerva Federale rriti sërish normat e interesit të mërkurën me çerek pike, ndërsa zyrtarët përpiqen të balancojnë dy probleme konfliktuale: riskun e rritjes së inflacionit dhe kërcënimet që vijnë nga tregu bankar. Lëvizja e rezervës federale ishte e njëjta me atë të muajit të kaluar, duke i rritur normat nga 4.75 deri në 5%. Kryetari Jerome Powell, tha se u konsiderua ndalimi i rritjes së normave për shkak të problemeve bankare, por të dhënat ekonomike sipas tij ishin mjaft të forta, duke e vendosur institucionin në një udhëkryq të vështirë. Në projeksionet e fundit ekonomike, zyrtarët e rezervës federale presin që rritja ekonomike të ngadalësohet gjatë këtij vitit, ndërsa inflacioni të jetë në nivele pak më të larta, nga parashikimet e fundit të dhjetorit. “Sërish ka shpresë që ne do ta qetësojmë ekonominë pa e dërguar në recesion”, tha Poëell. Sipas tij normat mund të rriten deri në fund të këtij viti dhe të fillojnë të zbresin gjatë 2024-ës. Z.Powell edhe njëherë konfirmoi se sistemi bankar i SHBA-së ishte financiarisht i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm dhe se rezerva federale do të përdorë çdo mjet në dispozicion për ta mbajtur të sigurtë. Sipas tij, rasti i Silicon Valley bank do analizohet thellë tha më tej në konferencë dhe aparalëjmëroi se në të ardhmen do të ketë më shumë supervizime. Pas njoftimit për rritjen e normave nga banka qëndrore amerikane aksionet në bursa u rritën, por tregtimi në to ishte konfuz, pas fjalës z.Poëell. Investitorët reaguan ndaj çdo pike dhe presje të fjalimit të tij. Euforia më pas u zbeh ndërsa konferenca për shtyp vazhdoi, me stoqet që përfundimisht e mbyllën ditën në humbje. Normat e bonove dyvjeçare të thesarit ranë ndjeshëm në rreth 4 për qind. Kjo nënkupton që investitorët mendojnë se lëvizja e normës së interesit të së mërkurës mund të jetë e fundit nga rezerva federale për një kohë të gjatë, pavarësisht parashikimeve të politikëbërësve se do të rriten më tej.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00