Top Channel/ Amerika i tregon “muskujt” Kim Jong Un-it , dërgon aeroplanmbajtëse tek fqinji i tij
03/03/2025 23:20

Kjo është aeroplanmbajtësja e parë amerikane që arrin në një port të Koresë së Jugut, që nga fillimi i mandatit të dytë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Vizita është pjesë e përkushtimit ‘të hekurt’ të SHBA-ve për të treguar gatishmërinë e aleancës ushtarake mes Seulit dhe Uashingtonit kundër Koresë së Veriut, sipas marinës së Seulit. Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore është pjesë e grupit luftarak “Carrier Strike Group One”, që përfshin edhe anijet luftarake “USS Princeton” dhe “USS Sterett”. “Është e qartë se prania jonë këtu në Busan tregon aleancën e fortë mes Republikës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara dhe mundësinë tonë për të trajnuar dhe vepruar së bashku me aleatët tanë”, tha të hënën Michael S. Wosje, komandanti i grupit luftarak. “Çdo mundësi që kemi për të lundruar së bashku dhe për të fluturuar së bashku na bën më të fortë”, shtoi komandanti. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, mbikëqyri muajin e kaluar një lëshim testues të raketave nga anijet dhe urdhëroi gjendjen e gatishmërisë së plotë për të përdorur armët bërthamore, sipas mediave shtetërore. Kjo shënon herën e parë që një aeroplanmbajtëse amerikane ka shkuar në Kore të Jugut që nga qershori, kur aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërriti në Busan për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Pheniani rregullisht ka dënuar vendosjen e mjeteve ushtarake të SHBA-së në Korenë e Jugut. Presidenti Trump mbajti një takim të paprecedentë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim gjatë mandatit të tij të parë. Ai ka thënë se do të kontaktojë përsëri homologun koreano-verior, megjithëse media shtetërore e Koresë së Veriut nuk e ka komentuar këtë sugjerim dhe ka vazhduar të dënojë atë që e sheh si kërcënim të madh për sigurinë të paraqitur nga Uashingtoni dhe aleatët e tij.

Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57
Top Channel/ Urat e Mitrovicës, Vuçiç i ankohet Perëndimit: Nuk u mor pëlqimi i popullit serb!
02/07 11:38
Top Channel/ Gaza, armëpushim 60 ditor- Trump: Izraeli e pranoi, “topi” i mbetet Hamasit!
02/07 11:38
Top Channel/ Spanja dhe Anglia, qershorin më i nxehtë në histori: Po shkohet te 50 Gradët Celsius!
02/07 11:37
Top Channel/ Pentagoni tërhiqet: Jo më armë për Ukrainën, na kanë rënë rezervat!
02/07 11:36
Top News- Temperatura të larta në Europë/ Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë
02/07 09:55
Top News- ‘Izraeli pranon kushtet për armëpushim’/ Trump thirrje Hamasit të bëjë të njëjtën gjë
02/07 09:40
Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55