SPAK ka dhënë detaje në lidhje me operacionin për arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka bashkëpunuar me personazhin e krimit të shpallurin në kërkim Altin Hajri. Hajri i siguroi votues në zgjedhjet e vitit 2021 Çyrbes, ndërsa nga ana tjetër ky i fundit e ndihmonte që t’i shpëtonte drejtësisë.