Megjithë argumentin se nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe se nuk ka asnjë mundësi të impaktojë provat e Spak, Alqi Bllako u dërgua sërish në burg dhe jo në shtëpi. Ai këmbënguli të njëjtin version të pohuar më herët për pafajësi, mos kompetencë për të firmosur shkresa dhe se nuk kishte asnjë mundësi ndikimi për vendimarrjen për inceneratorin, pasi në atë kohë bllako thotë se ka qenë i punesuar në presidencë.