Me ardhjen e pranverës dhe çeljen e luleve alergjitë ndaj poleneve janë shndërruar si një epidemi. Mjekët alergologe thonë se pandemia e Covid 19 por edhe kushtet klimatike kanë ndikuar jo vetëm në zgjatjen e periudhës së alergjive por edhe në agresivitetin e simptomave që shkaktohen. “1- në 4 adultë preken nga alergjitë dhe janë pothuajse 20% të të rinjve të prekur”, tha Mehmet Hoxha, shefi i shërbimit të alerogologjisë së QSUT. Alergjitë fillonin në muajin prill por mjekët thonë se është zgjatur si periudha e fillimit ashtu edhe e përfundimit të tyre.