Top Channel/ Alarmi nga Italia: Zhduken 16 emigrantë në kampin e Gjadrit
28/04/2025 22:57

Mediat kryesore në Itali raportuan këtë të hënë se nga 41 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë, kanë mbetur vetëm 25, duke ngritur dyshime për zhdukjen e 16 emigrantëve. “Nuk dihet nëse 16 emigrantë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi, për shkak të revoltës që ata bënë brenda kampit pak javë më parë, duke thyer xhama e orendi, e ku dy prej tyre mbetën të plagosur lehtë me thikë”, raportojnë mediat italiane. Lidhur me zhdukjen e 16 emigrantëve, mediat në Itali i referohen eurodeputetes Cecilia Strada dhe deputetes së Partisë Demokratike në vendin fqinj, Rachele Scarpa, të cilat kryen një inspektim të ri në kampin e Gjadrit, fundjavën e kaluar. “Pamja që shfaqet, shpjeguan eurodeputetja Cecilia Strada dhe deputetja Rachele Scarpa, është e “një strukture krejtësisht e papërshtatshme” dhe një heshtjeje shqetësuese institucionale. Po ashtu, shtypi citon dhe avokaten Rosa Guerra, e cila është shprehur se “Shkova për intervistë dhe klienti im nuk ishte. Nga 41 personat e transferuar në Shqipëri dy javë më parë, 25 janë aty. Ku janë 16 të tjerët? Nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar në përgjigje të pyetjeve tona”.

Top Channel/ Policia tenton të hyjë në librari, por protestuesit i bllokojnë hyrjen
28/11 18:35
Top Channel/ Ndërhyn policia, protestuesit largohen dhe sheshi zbrazet sërish
28/11 18:22
Top Channel/ Protestuesit nuk tërhiqen, rikthehen sërish në shesh pas ndërhyrjes së policisë
28/11 18:22
Top Channel/ Nisin patrullimet e makinave të Policisë në rrugët e Tiranës
28/11 18:05
Top Channel/ Efektivët ndjekin me vrap protestuesit, tentojnë të arrestojnë disa prej tyre
28/11 18:03
Top Channel/ Efektivët tentojnë të arrestojnë protestuesin, ndërhyjnë qytetarët për ta shpëtuar
28/11 17:51
Top Channel/ Ndihen keq, protestuesit dynden drejt librarisë për tu larguar gazit lotsjellës
28/11 17:44
Top Channel/ Thyejnë dritaret dhe kamerat e sigurisë të Bashkisë Tiranë
28/11 17:41
Top Channel/ Protestuesit nuk dorëzohen, qëndrojnë në shesh përballë autobotit me ujë
28/11 17:23
Top Channel/ Protesta ditën e pavarësisë, përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 17:19
Top Channel/ “Luftë” me gurë, gaz dhe ujë! Përplasja e dhunshme para kryeministrisë
28/11 17:16
Top Channel/ Policia mbush sheshin me gaz lotsjellës, protestuesit vënë flakën
28/11 16:52
Top Channel/ Si nisi protesta dhe dhuna, nga tubimi paqësor në sheshin Skënderbej, te…
28/11 16:50
Top Channel/ Dëbora e parë mbulon Shebenikun, fshati Fushë Studa përgatitet për turizëm
28/11 16:47
Top Channel/ Protestuesit përballen me autobotët e ujit, policia tenton t’i shpërndajë
28/11 16:43
Top Channel/ Përfundon në tokë efektivi, kolegët nxitojnë t’i japin ndihmën e pare
28/11 16:27
Top Channel/ Momenti kur protestuesit mbledhin gurë në shesh për të qëlluar në drejtim të policies
28/11 16:04
Top Channel/ Përleshet me policët dhe i godet me çadër, gruaja rrëzohet në tokë
28/11 15:49
Top Channel/ Me flamur mbi to, protestuesit përballë policisë me mburoja artizanale prej hekuri
28/11 15:40
Top Channel/ Protestuesit me taktika të reja, qëllojnë me llastiqe në drejtim të policisë
28/11 15:32