Top Channel/ Alarm për tsunami në Greqi pas tërmetit: “Largohuni nga brigjet”!
12/10/2021 14:51

Tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin e Kretës nxiti një alarm për tsunami dhe u pasua nga thirrje drejtuar si banorëve vendas, ashtu edhe turistëve të huaj që t`i qëndrojnë larg brigjeve, të paktën përkohësisht. Dëshmitarët thonë se tërmeti i magnitudës 6.3 zgjati të paktën 20 sekonda. Nga lëkundjet e forta të paktën është shkatërruar një kishë e ka pasur dhe dëme të tjera materiale. Sizmologu i njohur Gerasimos Papadopoulos foli për dallgë tsunami, të cilat edhe pse nuk dukeshin aq të rrezikshme, mirë do të ishte sipas tij, që të mos i zinin njerëzit në breg. Qendra Europiane Mesdhetare e Sizmologjisë e regjistroi epiqendrën e tërmetit 31 milje në juglindje të portit të Sitias. Disa minuta më vonë, në zonë u regjistruan dhe lëkundje të magnitudës 4.1 dhe 4.5. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur," tha presidenti i Institutit Gjeodinamik Efthymios Lekkas, teksa pati raporte se toka është shkundur deri në Egjipt. Vetëm dy javë më parë, një tjetër tërmet shkaktoi panik në ishull. Në këtë zonë duket ka pasur gjatë gjithë verës aktivitet sizmik me tërmete të vegjël, por fuqia e tyre ka ardhur duke u shtuar.

Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53
Top News – Ura e Putinit e zhytur në ujë / Ukraina publikon pamjet, ‘sulm i paprecedentë’
17/11 14:51
Top News – ‘Ata janë të çmendur, do ta paguajnë!’ / Trump: Kërcënimin nga Irani e marrim seriozisht
17/11 14:51
Top Channel/ Ukraina shkatërron urën e Krimesë. Sulmi me raketa shemb një pjesë të urës strategjike
17/11 14:43
Top Channel/ BE kërcënon Temu me gjobë të re. Brukseli: Platforma kineze ka produkte të pasigurta
17/11 14:43
Top Channel/ Blackout botëror më 17 nëntor?/ Si u përhap alarmi i rremë që trembi miliona njerëz
17/11 14:40
Top Channel/ AI, mbi 3 miliardë dollarë humbje? “Deri në 2030, më shumë investime sesa fitime”!
17/11 14:31
Top News – Hedh në erë radarin ushtarak amerikan / Irani ‘lëshon’ tufa dronësh mbi Bahrein
17/11 14:26
Top News – MiG-29 përplaset në fushë… / Pranë Beogradit, përfshihet nga flakët, vdes piloti
17/11 13:54
Top News – Deutsche Bank në qendër të skandalit/ Rrjedhin 15 milionë dokumente, i përfshirë & Trump
17/11 13:36
Top News – Sulm masiv kibernetik. 178 faqe në shënjestër të vjedhjes së kriptomonedhave
17/11 13:19
Top Channel/ Haga, Thaçi merr dënimin numër dy: 17 muaj burg për pengim drejtësie!
17/11 12:03
Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43