Top Channel/ Alarm në Lindjen e Mesme, Izraeli: SHBA është gati të bashkohet në sulmin ndaj Iranit
17/06/2025 23:12

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re të rrezikshme, teksa mediat izraelite raportojnë se Izraeli vlerëson se Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë përfshirjes direkte në një sulm ushtarak kundër Iranit. Sipas raportimit të Ynet, një nga portalet kryesore në Izrael, vlerësimi i autoriteteve izraelite është se ndërhyrja amerikane është vetëm çështje kohe. Kjo bindje vjen mes një përshkallëzimi të dukshëm të përgatitjeve ushtarake në rajon dhe koordinimit në rritje midis ushtrisë izraelite dhe asaj amerikane. Burime të afërta me qeverinë izraelite thonë se sulmi i mundshëm ndaj Iranit – veçanërisht ndaj infrastrukturës së saj bërthamore – është praktikisht i pamundur pa përfshirjen amerikane, për shkak të nevojës për armë shumë të sofistikuara që vetëm SHBA disponon, si bombat “bunker buster” për objektivat nëntokësorë si objekti i Fordo-s në Iran. Më herët, vetë ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka deklaruar publikisht se “nëse Irani sulmon Izraelin, ne presim që aleatët tanë, përfshirë SHBA-në, të qëndrojnë përkrah nesh dhe të veprojnë”. Ndërkohë, Washingtoni zyrtar nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë vendim për përfshirje ushtarake, por retorika e fundit nga presidenti amerikan dhe përfaqësues të Pentagonit është bërë gjithnjë e më e ashpër ndaj regjimit iranian.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06