SPAK mbylli hetimet ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe pritet ta dorëzojë të pandehur në gjykatën antikorrupsion për akuzën shpërdorim detyre. Shkeljet që I adresohen lidhen me dhënien e urdhrave për zhvillimin e së paku gjashtë tenderave në Kavajë, mes tyre për pastrimin e qytetit , zhvillimin e qëndrës dhe rikonstruksionin e disa akteve rrugore.