Top Channel mëson se Beleri është arrestuar me akuzën e shit-blerjes se votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet Drejtorisë se Policisë në Vlorë rreth orës 00:15. Bashkë me Fredi Belerin janë shoqëruar edhe 2 persona të tjerë, avokati i tij dhe një anëtar i Shtabit elektoral. Top Channel ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë Himarë.