Në vendin ku Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut takohen, në Liqenin e Prespës, tre organizata joqeveritare të këtyre vendeve janë bërë bashkë dhe po punojnë për të mbrojtur këtë liqen. Radio gjermane Dojçe Velle, në një reportazh të zgjeruar, thekson se baseni i liqenit i rrethuar nga malet, ku shtrihen Liqeni i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël, mori formë rreth pesë milionë vjet më parë, shumë kohë para se qeniet njerëzore t'i bashkoheshin ekosistemit ose shtetet të vendosnin kufij.