13 administratorë subjektesh janë vënë nën hetim për veprën penale të “Pushtimit të tokës”, në zonën e Semanit. Njoftimi i policisë: Në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, gjatë ditës së djeshme në plazhin e Semanit dhe Darzezës janë liruar 13 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.