Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një aksion në qytetin e Durrësit. Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan “Durrës, ecim”. Aksioni për lirimin e hapësira publike ka nisur prej disa javësh në mbarë vendin, ku qytetarë dhe biznese të shumta kanë bashkëpunuar sipas rregullave për lirimin e mjediseve. Krahas saj, kryeministria ka lançuar portalin ‘Hapësira ime publike’ ku qyetarët mund të raportojnë çdo rast ndërtimi në kundërshtim me ligjin.