Qindra oficerë federalë mësynë në juglindje të Georgia këtë të premte dhe bastisën fabrikën e kompanisë së automjeteve, Hyundai, duke arrestuar 475 persona. Të gjithë personat e arrestuar qëndronin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumica e të arrestuarve janë shtetas koreano-jugorë, thanë autoritetet amerikane. Ky është operacioni më i madh deri më tani në kuadër të fushatës kundër imigracionit të administratës Trump.