Katër kilogramë kokainë dhe afërsisht 10 kilogramë heroinë, me vlerë mbi 880 mijë euro u sekuestruan nga policia rumune. Droga u zbulua në Teleorman brenda një automjeti që drejtohej nga një malazez, që u arrestua. Së bashku me të në pranga përfundoi dhe një shqiptar, i dyshuar si koka e grupit, dhe një rumun.