Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, me pasojë vdekjen e shoqëruesit të ambasadorit rus në Shqipëri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Sauk-Elbasan. Makina e përfshirë në aksident, model “Hyundai Tucson” me targa “CD” (trup diplomatik) është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus Sergei Mironov 36 vjeç, si dhe është plagosur rëndë një person tjetër i identifikuar si Andrea Kukuviç 30 vjeç.