Top Channel/ Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, nënë e bijë transportohen drejt Greqisë
03/07/2026 21:43

Dy persona të aksidentuar në aksidentin e ndodhur më 30 qershor, kur autobusi i linjës Berat–Tiranë u përplas në autostradë, janë transportuar drejt Greqisë për trajtim të specializuar mjekësor, për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë pësuar. Bëhet fjalë për nënë e bijë, Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe Oriada Lazaj, 27 vjeçe. Sipas të dhënave, 51-vjeçarja ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa e bija ka humbur gjithashtu njërën këmbë dhe ka dëmtime serioze edhe në këmbën tjetër, e cila rrezikon të dëmtohet më tej nëse nuk ndërhyhet menjëherë në një spital të specializuar për trauma të rënda. Gjithashtu, 27-vjeçarja ka pësuar fraktura në pjesën e kofshës dhe të legenit, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin e saj jashtë vendit për trajtim më të avancuar mjekësor. Familjarët kanë bërë të ditur se vendimi për transportimin drejt Greqisë është marrë për shkak të nevojës për ndërhyrje të specializuara që nuk mund të realizohen në vend. “Fatmirësisht e kaluan rrezikun për jetën, por gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe kërkohen ndërhyrje të shumta për të trajtuar traumat dhe frakturat. Apeli ynë është për ndihmë, pasi mundësitë tona janë të kufizuara. Ato nuk do të kenë më kurrë mundësi për një jetë normale si më parë, por të paktën të kurohen plagët e shumta”, thuhet në mesazhin e familjarëve.

Top Channel/ Protestuesit rikthehen në shesh, policia avancon me autobotin e ujit
28/11 19:14
Top Channel/ Policia tenton të hyjë në librari, por protestuesit i bllokojnë hyrjen
28/11 18:35
Top Channel/ Ndërhyn policia, protestuesit largohen dhe sheshi zbrazet sërish
28/11 18:22
Top Channel/ Protestuesit nuk tërhiqen, rikthehen sërish në shesh pas ndërhyrjes së policisë
28/11 18:22
Top Channel/ Nisin patrullimet e makinave të Policisë në rrugët e Tiranës
28/11 18:05
Top Channel/ Efektivët ndjekin me vrap protestuesit, tentojnë të arrestojnë disa prej tyre
28/11 18:03
Top Channel/ Efektivët tentojnë të arrestojnë protestuesin, ndërhyjnë qytetarët për ta shpëtuar
28/11 17:51
Top Channel/ Ndihen keq, protestuesit dynden drejt librarisë për tu larguar gazit lotsjellës
28/11 17:44
Top Channel/ Thyejnë dritaret dhe kamerat e sigurisë të Bashkisë Tiranë
28/11 17:41
Top Channel/ Protestuesit nuk dorëzohen, qëndrojnë në shesh përballë autobotit me ujë
28/11 17:23
Top Channel/ Protesta ditën e pavarësisë, përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 17:19
Top Channel/ “Luftë” me gurë, gaz dhe ujë! Përplasja e dhunshme para kryeministrisë
28/11 17:16
Top Channel/ Policia mbush sheshin me gaz lotsjellës, protestuesit vënë flakën
28/11 16:52
Top Channel/ Si nisi protesta dhe dhuna, nga tubimi paqësor në sheshin Skënderbej, te…
28/11 16:50
Top Channel/ Dëbora e parë mbulon Shebenikun, fshati Fushë Studa përgatitet për turizëm
28/11 16:47
Top Channel/ Protestuesit përballen me autobotët e ujit, policia tenton t’i shpërndajë
28/11 16:43
Top Channel/ Përfundon në tokë efektivi, kolegët nxitojnë t’i japin ndihmën e pare
28/11 16:27
Top Channel/ Momenti kur protestuesit mbledhin gurë në shesh për të qëlluar në drejtim të policies
28/11 16:04
Top Channel/ Përleshet me policët dhe i godet me çadër, gruaja rrëzohet në tokë
28/11 15:49
Top Channel/ Me flamur mbi to, protestuesit përballë policisë me mburoja artizanale prej hekuri
28/11 15:40