Top Channel/ Aksidenti me 4 të vdekur, zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres
21/03/2025 15:59

Është zbardhur dinamika e aksidentit tragjik ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku humbën jetën katër të rinj, teksa po udhëtonin nga Vora në drejtim të Fushë Krujës. Grupi hetimor ka këqyrur kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, duket se automjeti ku ndodheshin të rinjtë ka parakaluar 2 kamionë dhe me pas kanë hyrë sërish në korsinë e tyrë dhe më pas janë përplasur me betonieren e ndaluar. Sipas dëshmisë së shoferit të arrestuar Aleksandër Krashi 24 vjeç, ai kishte ndaluar në vendin ku ndodhi aksidenti, pasi mjeti i kishte pësuar defekt. “Pa kaluar 30 metra nga kantieri mu bllokua mjeti në rrugë. Ngadalësova shpejtësinë. Nuk e kuotova nëse ishte defect apo kishte mbaruar nafta. Zbrita nga betonierja por harrova të ndezja bllokazhin. Pas 40 sekondash dëgjova shpërthimin”. Kështu e përshkruan 24 vjeçari momentin e tmerrit, ku mjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga Enejd Laçi e goditi nga pas dhe shpërtheu direkt në flakë duke rezultuar fatal për të, vëllanë e tij Erild Laçin dhe dy të afërmit e tyre Andi Laci dhe Enrikejt Kurti. Policia rrugore ka qenë në patrullim dhe ka parë flakët dhe fillimisht është bërë raportimi për zjarr të madh. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe zjarrfikësja, por nuk mundi dot t’I shpëtonte të rinjtë nga djegia. Pak orë pas aksidentit policia njoftoi se u arrestua drejtuesi I betonieres, së bashku me të afërmin që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes, si dhe menaxherin e firmës ku punonte pasi i riu nuk kishte leje drejtimi për këtë katergori mjetesh. Grupi hetimor dyshon se përplasja ka qenë e fortë për shkak të mungesës së fushëpamjes dhe shpejtësisë së lartë rreth 140 km në orë që po lëviznin të rinjtë, , por do të jetë ekspertiza që do japë versionin e saktë.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48