Policia rrugore e Tiranës po zhvillon një aksion blic mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Bllokut’. Aksioni po zhvillohet në kuadër të zbatimit të kodit rrugor, marrë shkas nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme tek ‘Ruga e Kavajës, ku një makinë përplasi një çift dhe foshnjën e tyre tre muajshe.