Polumbaret e Reneas kanë mbërritur në Urën e Mbrostarit në Fier, pasi dyshihet se një makinë ka rënë në ujë. Rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele parmakët e Urës së Mbrostarit në Fier janë gjetur të shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.