Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të liqenit artificial i Tiranës. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet me drejtues shtetasin Arjon Shanaj është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje i riu Shanaj, student në vitin e tretë të Akademisë së Sigurisë.