Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Rrilë. Një automjet është përplasur me një ciklomotor në afërsi të një karburanti, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi, i cili është transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.