Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë- Milot, ku drejtuesi 38-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime 27 vjeçari, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.