Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Fier, pranë fshatit Pirrë. Dy automjete janë përplasur gjatë një tentative parakalimi. Nga aksidenti raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk bëhet me dije për persona të lënduar.