Shpejtësia dhe lagështia në rrugë së janë bërë shkak për një aksident në afërsi të fshatit Mashkullore, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se në aksident janë përfshirë automjeti tip BMW dhe Volkswagen. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa efektivët e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.