Një aksident i trefishtë ka ndodhur afër Malit të Robit në Durrës këtë pasdite. Nga përplasja e tre makinave është krijuar trafik i rënduar, ndërsa ende nuk dihet se sa persona kanë mbetur të lënduar. Shumë prej qytetarëve kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në plazh për shkak të temperaturave të larta.