Top Channel/Aksident i rëndë në Lushnjë! Audi humb kontrollin gjatë parakalimit, plagosen dy persona
23/04/2024 21:57

Një aksident ka ndodhur në by passin e Lushnjës. Dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat makina tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anesore. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes. Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë per të dokumentuar rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Kjo pjesë e by passit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.

Top Channel/ Sot protesta në Tiranë, autobotët e policisë zbresin në terren… por të “veshur” kuqezi
28/11 10:25
Top Channel/ Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit në Vlorë, Rama krah për krah me Kurtin
28/11 10:24
Top Channel/ Ceremonia e Flamurit në Vlorë, qytetarët do të lihen jashtë perimetrit të sigurisë
28/11 10:18
Top Channel/ Basha padit Ballën në Spak: Më cenoi nderin
27/11 23:25
Top Channel/ Ambasada e SHBA mesazh para protestës: Kujdes me dhunën
27/11 23:20
Top Channel/ Festa kuqezi për herë të parë në Azerbajxhan
27/11 23:18
Top Channel/ Falja e 36 mijë faturave të energjisë, qeveria bën gati ligjin e ri
27/11 23:15
Top Channel/ Det edhe në rrugë, Vlora përmbytet pas 12 orësh shi
27/11 23:13
Top Channel/Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypass-in Levan-Mbrostar, ndërhyjnë zjarrfikëset
27/11 22:51
Top Channel/ Nën hetim për pastrim parash, Xhensila Myrtezaj reagon ashpër: Nuk do lejoj që…
27/11 22:37
Top Channel/ Prej 12 orësh reshje të dendura, përmbytet Vlora! Situatë e vështirë në qarkullim
27/11 22:01
Top Channel/ Konflikt mes disa personave në Fier, policia shoqëron tre të dyshuar në komisariat
27/11 20:37
Top News – Presidenti serb lavdëron Kadarenë. ‘Personalitet që i ka dhënë shumë Ballkanit dhe botës’
27/11 20:30
Top Channel/ ‘Rakipi njësoj si Rama’, Berisha: Bën sikur bën ndere, por i çon të gjithë ke djali
27/11 20:04
Top Channel/ Nis faza e dytë e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë për inovacionin
27/11 19:55
Top Channel/ Durrësi kuqezi! Atmosfera e festave rrit prenotimet në qytetin bregdetar
27/11 19:53
Top News – Miratoi buxhetin para Kuvendit. Prefektura rrëzon Këshillin Bashkiak të Vlorës
27/11 19:50
Top Channel/ “Revanshi”, 78 vite burg për 12 vetë! Emiljano Shullazi dhe Avdyli, nga 10 vite
27/11 19:47
Top Channel/ Veliaj çon Spakun në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e tre vendimeve të gjykatave
27/11 19:44
Top Channel/ Kallëzohet në SPAK kryepolici, po hetohet pas protestës së 17 tetorit
27/11 19:41