Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Bulqizë-Fushë Bulqizë. Një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe për pasoje ka humbur jetën një person ndërsa katër të tjerë janë në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës. Të gjithë personat e përfshirë në aksident janë të së njëjtës familje.