Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, ku rreth orës 12:20, një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në përroin e Ballshit Fshat. Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe urgjenca mjekësore, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Mësohet se personat që udhëtonin në këtë automjet janë jashtë rrezikut për jetën.