Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes ka edhe disa të plagosur. Tre personat e lënduar janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.