Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Çermë-Lushnjë, pranë Dushkut. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Mjeti tip fugon me targa AB 411CM u përplas me kamionin me targa maqedonase RA5603Ab dhe pas tyre një mjet tip “Audi” me targa AB 963DT. Si pasojë është plagosur një e moshuar e cila është dërguar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.