Inteligjenca Artificiale po prek cdo sektor, ndonjëherë edhe në mënyra që nuk priten, e këtu as gazetaria nuk bën përjashtim. Reporterët e portalit teknologjik The Verge zbuluan se Google ishte duke kryer eksperimente mbi titujt e artikujve që shfaqen në motorin e kërkimit, duke i ndryshuar, e shpeshherë duke tjetërsuar kuptimin e tyre.