“Prekja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe ka për të qenë ‘fuçi baruti’”: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e lë të kalojë në heshtje cështjen e përfaqësimin etnik në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti pohoi për REL se heqja e balancuesit në emër gjoja të cilësisë, në fakt do të bëjë që VMRO DPMNE-ka të bëjë përzgjedhjen e maqedonasve, duke nxjerrë pretendime se shqiptarët nuk i plotësojnë standartet.