Prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që prej gushtit të 2020 po heton çështjen e inceneratorëve dhe vetëm pak ditë më parë çoi në gjykatë si të akuzuar 21 persona, ku u bë fakt se ish-ministri i financave Arben Ahmetaj mbeti jashtë përgjegjësisë ligjore pavarësisht se në dosje provat kundër tij janë të dukshme.