Barometri botëror i turizmit UNWTO ka nxjerrë indeksin e destinacioneve turistike me performancën më të mirë të vitit, e Shqipëria renditet aty e treta pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Disa vende raportuan rritje të jashtëzakonshme të mbërrijteve për 2023-shin krahasuar me vitin 2019: Katari, 98% më shumë, Arabia Saudite 64%, dhe Shqipëria 54%.