Presidenti Joe Biden u përpoq ta mbronte qasjen e administratës së tij në krizën e Afganistanit gjatë intervistës me George Stephanopoulos të ABC. Ai hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar evakuimin dhe tërheqjen, që është shoqëruar me skena dhune dhe kaosi, ndërsa mijëra vetë u përpoqën të largohen ndërsa talebanët morën pushtetin.