Ardhja e afganëve në Shqipëri pas rrezikut nga talibanët ka ndezur debate në politikën shqiptare. Por jo vetëm, edhe shoqëria shqiptare ka mendime të ndryshme për vendimin e qeverisë për strehimin e tyre në vendin tonë. Megjithate njerëzit kujtojnë emigrimin e shqiptarëve drejt italisë vite më pare kur kanë qenë në të njëjtën pozitë me afganët sot.