Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 të mitur të akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Katër adoleshentët janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg” ndërsa akuzohet për vrasjen e Fatjon Bicit, 15 vjeç, ngjarje e ndodhur në Gramsh në maj të vitit 2023. Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit me të cilin ishin konfliktuar më herët në rrjete sociale.