Top Channel/ Acarohet Netanyahu: S’ka shtet palestinez
21/09/2025 22:27

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ndaj njohjes zyrtare të shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia. "Nuk do të ketë shtet palestinez", tha ai në një mesazh me video të publikuar në mediat sociale. "Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin shtetin palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit - ju po shpërbleni terrorizmin. Një shtet palestinez nuk do të krijohet në perëndim të lumit Jordan", tha Netanjahu, duke paralajmëruar se vendosja e kolonëve në territoret palestineze do të vijojë. Udhëheqësi izraelit thotë gjithashtu se një "përgjigje ndaj përpjekjes së fundit për të imponuar një shtet terrorist në zemër të Izraelit" do të jepet pasi ai të kthehet nga SHBA-ja, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ndërkohë Hamasi, të cilin Mbretëria e Bashkuar dhe shumë vende të tjera e kanë shpallur si një organizatë terroriste, mirëpriti lajmin e njohjes së shtetit palestinez, jo vetëm nga Londra. Ky është një hap i rëndësishëm në afirmimin e të drejtës së popullit tonë palestinez për tokën dhe vendet e shenjta, dhe për të krijuar shtetin e tyre të pavarur me Jeruzalemin si kryeqytet." Por shtoi se ky veprim "duhet të shoqërohet me masa praktike" që do të çonin në "përfundimin e menjëhershëm" të luftës në Gaza. Përveç Mbretërisë së Bashkuar, një numër vendesh kanë thënë se do ta njohin shtetin palestinez ose po e shqyrtojnë një gjë të tillë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më herët këtë vit u bë udhëheqësi i parë i G7 që tha se vendi i tij do të njihte zyrtarisht shteton palestinez. Portugalia dhe Zelanda e re, po përgatiten të njoftojnë njohjen. Sipas BBC, rreth tre të katërtat e 193 anëtarëve të OKB-së tashmë e njohin shtetin palestinez.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06