Top Channel/ Abuzimi me plehrat kimikë, fermerët: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar
13/03/2026 19:45

Ky alarm i ngritur nga prodhuesit shqiptar nuk po shqetëson aspak minisinë e bujqësisë, e cila deri më tani nuk ka sjellë asnjë reagim. Shtrenjtimi i plehrave kimike sipas tregtarëve ka ardhur si pasojë e luftës që po zhvillohet në Lindjen e Mesme, dhe rritja e çmimit të naftës, në Shqipëri solli ushqyes kimikë më të kushtueshëm për bujqësinë. Një vit më parë fermerët 1 kuintal ure e blinin në farmaci bujqësore 4900 lekë, ndërsa sot ky produkt kushton 6000 lekë. I njëjti realitet është edhe për dapin ku nga 7000 lekë , vlera e tij ka shkuar në 9800. Kurse nitrati nga 4700 kuintali , kap shifrat e 6000 lekë. Rritjes së çmimit nuk i ka shpëtuar as kategoria e superfosfateve ku nga 2400 lekë, sot fermerët e blejnë me 3500 lekë. Por shifrat e doganeve që ka siguruar top channel tregojnë një tjetër realitet. Rritja e çmimit të plehrave kimike nuk ka ardhur si pasojë e bombardimeve në Iran, por si shkak I abuzimit të kompanive që importojnë këto produkte në vendin tonë. Nëse i referohemi të dhënave të doganës, bizneset që meren me tregtinë e plehrave, përgjatë 2026 të njëjtat produkte i kanë blerë më lirë se vitin e shkuar. Saktësisht në vitin 2025 plehruesit mineral, kimikë dhe azotikë nga këta tregtarë është blerë 35 lekë kg, ndërsa në 2026 I njëjti produkti ka kushtuar 2 lekë më pak Më lirë këtë vit nga këta tregtarë gjithashtu janë blerë dhe plehrat minirale dhe kimikë që përmbajën dy elemente vitin e kaluar ky produkt ka kushtuar 62 lekë, ndërsa kësaj herë është 61 lekë. Kurse plehrat fosfatike janë marë më të njëjtin çmim. I vetmi produkt që u ka kushtuar më shtrenjtë këtyre biznese janë plehra potasike të cilat gjatë 2026 janë blerë 11 lekë më tepër. Lufta ka qenë një argument i mirë që tregtarët e plehruesve bujqësor të rrisin fitimin e tyre, dhe të shtojnë kostot e prodhimit për bujqit. Ky abuzim më pas do të reflektohet tek shtrenjtimi i prodhimeve bujqësore për konsumatorët.

Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58
Top News – ‘Nga noter në prokuror, vendim nul’. Shqyrtohet padia e Veliajt ndaj Ols Dados
03/04 15:53
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Porosi për parkimet, emergjencat dhe legalizimet
03/04 15:42
Top Channel/ Abuzim me të miturin/ Gjirokastër, 10-vjeçari gjendet pa ndjenja, në kërkim i dyshuari
03/04 15:32
Top Channel/ “Dajak” për lekët e ashensorit, sulmohet 45-vjeçarja në mes të rrugës
03/04 15:28
Top News – ‘IBAR-in nuk e shtyu PD’. Berisha i përgjigjet Ramës për integrimin në BE
03/04 15:19
Top News – Nafta mbi 220 lekë. Qeveria miraton uljen me 20 për qind të akcizës
03/04 15:19
Top News-‘Punët e Shqipërisë’, pa demokratët. Kryebashkiakun e Pukës nuk e lejojnë në takim me Ramën
03/04 15:19
Top Channel/ Veliaj sfidon prokurorin, lë burgun dhe shkon në gjyqin kundër Ols Dados
03/04 15:09
Top News- Miratohet projekligji për shtetësinë/ Qeveria- Do ketë lehtësime për diasporën
03/04 15:03
Top News – Hita ‘shkrin’ komisariatin e Peqinit. Drejtuesit pezullohen për magazinën e hashashit
03/04 15:02
Top Channel/ Me pranga në duar, momenti kur Veliaj lë gjykatën dhe futet në fugonin e policisë
03/04 14:58
Top News – ‘Nuk po kontrollon Qeverinë.’ Spiropali: Kuvendi e ka humbur funksionin e tij
03/04 14:41
Top News – Mbajti peng prindërit, 35-vjeçari narkoman shtrohet në spital psikiatrik
03/04 14:41
Top Channel/Gjendet i pajetë një person në Korçë, trupi dërgohet në morg për ekspertizë mjekoligjore
03/04 14:23
Top News – Trump e shkarkoi me ‘ceremoni’. Ish kryeprokurorja e falenderon: Nder që punova me të
03/04 14:05
Top News- Po tranportonte 13 emigrantë nga Egjipti/ Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohet automjeti
03/04 14:05