Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku adoleshenti ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, dyshohet se në prani të 2 djemve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me vogëlushin. 17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të shkonin në polici për të bërë kallëzim.