Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për DW, tha se ai e mbështet nismën e Open Balkan, pasi e sheh si një mjet për tu integruar më shpejt në BE. Dritan Abazoviç: Për mua edhe kjo situatë është e thjeshtë dhe s'duhet dramatizuar. Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon që të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është ok.