Top Channel/ Aamerikanët mund të armatosen lehtësisht, Gjykata e Lartë zgjeron të drejtat
23/06/2022 18:55

Gjykata e Lartë në amerikë shfuqizoi të enjten ligjin e nju jorkut i cili kërkon që banorët e shtetit të kenë një arsye të fortë dhe mjaft specifike për të marrë licensën e mbajtjes së një arme, vendim ky që në fakt mund ta bëjë më të lehtë për miliona amerikanë të armatosen në publik, ndërkohë që vendi po tronditet nga një sërë ngjarjesh të njëpanjeshme me të shtëna masive. Gjyqtari Clarence Thomas shkroi opinionin për një shumicë 6-3. Vendimi në fjalë kishte potencialin për të ndryshuar opinionin mbi të drejtat e Amendamentit të Dytë në një kohë kur amerikanët janë thellësisht të ndarë mbi aksesin në armë. "Kërkesa e Nju Jorkut për shkakun e duhur të mbajtjes së armës shkel Amendamentin e Katërmbëdhjetë, duke ndaluar qytetarët me nevoja të zakonshme vetëmbrojtjeje që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të mbajtur armë," shkroi gjyqtari Thomas në një opinion të cilit iu bashkuan pesë gjyqtarë të tjerë konservatorë. Vendimi ndryshon kuadrin që gjykatat më të ulëta do të përdorin në vijim. Kritikët thonë se vendimi do të dëmtojë zgjidhjet e arsyeshme të konflikteve tek ata që mendojnë se mund të frenojnë dhunën me armë.   Njëzet e pesë shtete në Amerikë përgjithësisht lejojnë njerëzit të mbajnë armë të fshehura në shumicën e hapësirave publike pa asnjë leje, kontroll të historisë kriminale të personit ose trajnime për sigurinë, sipas Qendrës Ligjore Giffords për Parandalimin e Dhunës me Armë Vendimi shënon zgjerimin e parë të të drejtave të armëve që nga viti 2008, kur Gjykata e Lartë pranoi se Amendamenti i Dytë mbron të drejtën për të mbajtur armë zjarri në shtëpi për vetëmbrojtje. Pamjet: AFP

Top News- Përmbytje e rrebeshe nga shirat, lumi merr para të gjithë luginën
08/07 23:00
Top News- “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, zjarri i madh tmerron francezët
08/07 22:45
Top Channel/ Trump trondit Putin: flet budallallëqe! Gati armët për Ukrainën
08/07 22:37
Top News- Me kova me ujë për të fikur zjarrin…flakët përpijnë Marsejën! Franca në alarm
08/07 22:28
Top Channel/ Brigitte Macron injoron presidentin francez, çfarë fshihet pas ftohtësisë së çiftit?
08/07 22:20
Top News – Qindra bletë në sulm, 24 të plagosur / Francë, 3 në gjendje kritike, rast i pazakontë
08/07 15:24
Top Channel/ “Më i miri”: Netanyahu propozon Trump për Nobelin e Paqes!
08/07 15:13
Top News – Izraeli, kampe internimi për palestinezët / Do dëbojë popullatën, krim ndaj njerëzimit
08/07 15:12
Top News – Macron injorohet nga bashkëshortja ndërsa zbret nga avioni, Brigitte ‘godet’ sërish
08/07 15:12
Top News – 18 mijë njerëz të bllokuar mes flakëve / Zjarret shpërthejnë në Spanjë, shumë të evakuuar
08/07 15:05
Top News – Kina sulmon avionët gjermanë / ‘I shënjestroi me lazer’, Berlini thërret ambasadorin
08/07 15:02
Top News -‘Gëlltitet’ nga motori i avionit / Tmerr në pistë në Itali, pasagjeri po vraponte në pistë
08/07 14:51
Top News – Trump alarmon Kremlinin / Më shumë armë Ukrainës, ‘deklarata kontradiktore’
08/07 14:49
Top News – Gjendet i pajetë ministri i Putinit / U shkarkua një ditë më parë, plagë me armë zjarri
08/07 12:36
Top News – Mijëra njerëz në arrati, vullkani shpërthen sërish / Re masive hiri ngrihen në qiell
08/07 12:18
Top News – Më shumë armë në Ukrainë…Trump ndryshon mendje, ‘kundërshton’ Pentagonin
08/07 12:16
Top News – Mbreti Charles pret Macronin / Vizita e parë shtetërore që nga BREXIT-i
08/07 12:15
Top News – Propozon Trumpin për Nobelin e Paqes / Netanyahu: Po ndal luftën në botë, e meriton!
08/07 12:12
Top News – Rusia dërgon trupa në Armeni / Inteligjenca ukrainase: Ka rritur praninë ushtarake
08/07 12:11
Top News – Shuhen shpresat për të zhdukurit / Numri i viktimave të përmbytjeve në Teksas, mbi 100
08/07 12:05