Top Channel/ A ofron mandati i dytë Trump, një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Turqi?
15/11/2024 22:28

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që uroi Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet e nëntorit. Presidenti Joe Biden nuk e ka pritur Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse ata janë takuar në takime ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe kanë zhvilluar biseda telefonike. Duke folur me gazetarët që e shoqëronin së fundmi gjatë vizitave në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan, Presidenti Erdogan shprehu shpresën për përmirësimin e lidhjeve me SHBA-në, por shtoi se për t’ia arritur këtij qëllimi duhen takime personale dhe se Ankarasë do t’i duhet të presë të shohë se çfarë kabineti do të krijojë Trump. Të dy udhëheqësit kishin një marrëdhënie të ngushtë personale gjatë mandatit të parë të zotit Trump në detyrë. Megjithatë, marrëdhëniet dypalëshe u shoqëruan herë-herë edhe me periudha të vështira gjatë asaj administrate. Me kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, analistët thonë se megjithëse mund të ketë mundësi për më shumë bashkëpunim në disa fusha, ata nuk presin ndryshime të mëdha. Si aleate e NATO-s, Turqia ka ndjekur një balancë delikate lidhur me luftën në Ukrainë duke furnizuar Ukrainën me dronë por duke ruajtur njëkohësishte lidhjet me Rusinë në energji dhe turizëm. Presidenti Erdogan, i cili ka mbajtur marrëdhënie të mira me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë prej kohësh se asnjëra palë nuk përfiton nga lufta dhe ka ofruar të ndërmjetësojë negociata mes tyre. Mosmarrëveshje për Sirinë Një nga mosmarrëveshjet mes dy vendeve gjatë mandatit të parë të Trump kishte të bënte me pakënaqësinë e Turqisë ndaj mbështetjes së SHBA-së për Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga milicia kurde – Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, të njohura si YPG në Sirinë veriore. Administrata e Presidentit të atëhershëm Trump sanksionoi Turqinë në dhjetor 2020. Turqia, e cila që atëherë ka kërkuar heqjen e sanksioneve i është rikthyer bisedimeve me zyrtarët amerikanë për një rikthim të mundshëm në programin e avionëve F-35. Analistët thonë se megjithëse sanksionet mund të hiqen gjatë mandatit të dytë të zotit Trump, çdo zgjidhje për çështjen e programit S-400 që nuk do të ishte e përhershme, nuk do të ishte teknikisht e pranueshme për ushtrinë amerikane.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48