Top Channel/ A do t’i përgjigjet Izraeli sulmit të Iranit? Biden dhe Netanyahu do të vendosin sot!
09/10/2024 18:35

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet që më 9 tetor të zhvillojë një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Ky takim vjen teksa forcat izraelite intensifikuan ofensivën e tyre tokësore kundër militantëve të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, në jug të Libanit. Raportet nga Reuters dhe Axios, të cilat citojnë burime që folën nën kushte anonimiteti, thanë se bisedimet do të përfshijnë edhe planet e mundshme për ta goditur Iranin si përgjigje ndaj sulmit me raketa, kryesisht joefektiv, të Teheranit ndaj Izraelit javën e kaluar, në shenjë hakmarrjeje për eliminimin e udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nga Izraeli. Këto bisedime do të jenë hera e parë që Biden dhe Netanyahu komunikojnë drejtpërdrejt që nga gushti. Hezbollah, një grup dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit, është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur, por jo partinë, e cila ka vende në parlamentin libanez. Më 9 tetor, Hezbollah deklaroi se luftëtarët e tij kishin përdorur artileri dhe raketa kundër trupave izraelite pranë fshatit kufitar libanez Labbouneh. Në një deklaratë tjetër, grupi tha se kishte përfshirë në luftim forcat izraelite, ndërsa ato “u përpoqën të depërtonin në qytetin kufitar të Blidës”, në juglindje të Libanit. Ushtria izraelite tha herët më 9 tetor se kishte interceptuar dy predha të lëshuara nga Libani, ndërsa alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në dhe rreth qytetit bregdetar Caesarea, në jug të Haifës. Luftimet e fundit ndodhin ndërsa rriten frikërat për një konflikt më të madh në rajon, pasi Izraeli gjithashtu pretendoi se pasardhësi i Nasrallah ka të ngjarë të jetë “eliminuar”. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, më 8 tetor tha se Hezbollah ishte një “organizatë pa një kryetar”. “Nasrallah u eliminua. Pasuesi i tij ndoshta është eliminuar gjithashtu”, tha Gallant para oficerëve në qendrën e komandës veriore të ushtrisë, pa dhënë më shumë detaje. “Hezbollahu nuk ka askënd që të marrë vendime, askënd që të veprojë”, shtoi ai Netanyahu më pas përsëriti ato komente, duke thënë: “Ne kemi ulur aftësitë e Hezbollahut”. “Ne kemi eliminuar mijëra terroristë, përfshirë vetë Nasrallahun dhe pasardhësin e Nasrallahut, dhe pasardhësin e pasardhësit”, tha Netanyahu. Hashem Safieddine, një zyrtar i lartë i Hezbollahut dhe kushëriri i Nasrallahut, pritej gjerësisht të emërohej në postin kryesor të grupit, por vendndodhja dhe gjendja e tij mbeten të panjohura që nga një sulm izraelit më 2 tetor ndaj një takimi të dyshuar të udhëheqjes së Hezbollahut. Hezbollahu nuk ka komentuar për fatin e Safieddine, megjithëse anëtarë të paidentifikuar kanë thënë për media të ndryshme se grupi ka humbur kontaktet me të që nga sulmi. Safieddine është shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Më 8 tetor, ushtria izraelite tha se kishte vrarë një tjetër komandant të lartë të Hezbollahut, Suhail Husseinin, i cili ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e logjistikës, buxhetit dhe menaxhimit të Hezbollahut. Ndërkohë, në një intervistë për programin “60 Minutes” të CBS TV, nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, tha se e konsideronte Iranin si kundërshtarin më të madh të Shteteve të Bashkuara. “Irani ka gjak amerikan në duart e tyre”, tha ajo. “Dhe ajo që pamë në lidhje me këtë sulm ndaj Izraelit, 200 raketa balistike, çfarë duhet të bëjmë për të siguruar që Irani kurrë të mos arrijë aftësinë për të qenë një fuqi bërthamore — kjo është një nga prioritetet e mia më të larta”. Harris — kandidatja presidenciale demokrate që do të përballet me republikanin Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit — refuzoi të spekulojë nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime ushtarake nëse zbulohen prova që Irani po ndërton një armë bërthamore. Teherani ka mohuar ndërtimin e armëve të tilla dhe thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

Top Channel/ Një ditë para zgjedhjeve në SHBA, zbulohet kush udhëheq, Trump apo Harris?
04/11 17:58
Top Channel/ Gara për Shtëpinë e Bardhë, Trump e pranon: Mund të humbas zgjedhjet!
04/11 17:55
Top News/ Marrëveshje mes Ukrainës e Rusisë…?! Katari ndërmjetës për sigurinë energjetike
04/11 16:46
Top News/Estonia dhe Britania në vijën e parë: Ukraina të sulmojë Rusinë me raketa me rreze të gjatë
04/11 16:45
Top[ News/ Alarm për trupat koreanoveriore në Rusi / BE e shqetësuar, Borrell shkon në Seul
04/11 16:29
Top News/ Përmbytjet rikthehen në Spanjë…Makth pa fund, alarm i kuq në Barcelonë, ndalen avionët
04/11 16:28
Top Channel/ Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, aeroporti kthehet në “liqen”
04/11 15:49
Top Channel/“Nuk mbajti premtimin”/ Ekzekutohet kryebashkiaku në Turqi! Dyshohet se autor ishte nipi
04/11 15:24
Top News/ Dronët rusë i afrohen territorit të NATO-s / Ndizet alarmi, aleanca ngre avionët luftarakë
04/11 15:23
Top Channel/ SHBA nis bombardues B52, Irani në “alarm”: Prani destabilizuese!
04/11 15:21
Top News/ Kërkohet në parkingje e qendra tregtare / Spanjë, frikë se do të rritet numri i viktimave
04/11 15:21
Top Channel/ Makina e atentatit/ U vodh në Durrës, doli nga banesa e Astmer Bilalit në lagjen Kiras
04/11 15:18
Top Channel/ Qëndronte në oborrin e universitetit pa rroba, arrestohet me forcë studentja në Teheran
04/11 15:17
Top News/ SHBA 2024, dita e fundit para votimit / Harris dhe Trump ‘zbrazen’ në shtetet kyçe
04/11 15:12
Top News/ SHBA nis bombarduesit B-52…Zemërohet Irani: “Prani destabilizuese në rajon”
04/11 15:10
Top Channel/ Situatë e rëndë pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi! Evakuohen fshatrat
04/11 15:09
Top Channel/ Dhjetë arsyet pse Trump ose Harris mund të fitojnë garën për Shtëpinë e Bardhë
04/11 15:03
Top News/ Të gjithë duan tani raketa balistike…Sulmet e Izraelit mbi Iran, ndezin interesin
04/11 15:01
Top Channel/ “Paqja e pavërtetë” e Rusisë me Ukrainën: Moska ka ashpërsuar kushtet!
04/11 15:00
Top Channel/ Izraeli: Kemi eleminuar një komandant të Hezbollahut në Liban
04/11 13:32
DIGITALB DIGITALB - OFERTA