Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump, në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë dhe finalizimin e një marrëveshjeje për dronët SHBA-Ukrainë. Zelensky tha se biseda me Trump ishte produktive dhe se temë kryesore ishte përpjekja për t’i dhënë fund luftës.