Senati amerikan i dha dritën jeshile pakestës së shumëdiskutuar të ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin. 61 miliardë dollarë, sipas saj, duhet t`i shkojnë vendit të përballur me agresionin rus. Paketa përmban gjithashtu fonde për sigurinë e shtetit hebre, që mbërrijnë nivelin e 14 miliardë dollarëve, ndërsa mes prioritetesh të tjera përfshin edhe ndihmën humanitare për civilët në Gaza e Bregun Perëndimor.