Një javë më parë, rrëshqitja e një masivi shkëmbor, në rrugën e Dukagjinit i mori jetën një tjetër personi duke e çuar në më shumë se 80 numrin e viktimave në këtë aks, të cilin banorët e quajnë si “Rruga e Vdekjes”. 56 vjeçari, ndërroi jetë në krye të detyrës duke punuar në segmentin kur prej me shumë se 1 muaji bashkia e Shkodrës ka nisur investimin në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Sot, masivi shkëmbor ka bllokuar lëvizjen dhe banorët kërkojnë ndihmë.