Një ndalim qarkullimi i ri do të hyjë në fuqi nga ora 8 e mbrëmjes së të hënës deri në 7 të mëngjesit së të mërkurës në Kiev, pasi Rusia në ditën e 26 të pushtimit bombardoi një qendër tregtare të kryeqytetit duke lënë pas të paktën 8 viktima. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha ndalim qarkullimi u vendos pasi ka rrezik se rusët do të bomardojnë sërish Kievin. Më në veri të vendit, ukrainasve u është thënë të qëndrojnë 2.5 km larg fabrikës së Sumykhimprom, të cilën ata thonë se është goditur nga rusët pasi ka rrezik për rrjedhje amoniaku.