Top Channel/ 8 të vdekur, 5000 të evakuar në Itali nga moti i keq: Goditet dhe Kroacia e Bosnja!
17/05/2023 15:40

Rajoni Italian i Emilia Romagnas përballet me një situatë dramatike për shkak të motit të keq. Autoritetet e zonës dhe ato të rajoneve fqinje janë në gjendje alarmi pas shirave të rrëmbyer e përmbytjeve . Uji ka pushtuar rrugët nga Cesena në Faenza e Riccione. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po hasin vështirësi në përpjekjet e tyre të shpëtimit, e pas një vërshimi të ri të ujrave gjatë natës, banorëve iu bë thirrje të ngjiten në katet e sipërme të shtëpive. Në Cesena, njerëzit kanë qëndruar në cati duke pritur të largoheshin prej aty me helikopterë. Në Forlì kryebashkiaku shpall "situatën më të keqe të përjetuar ndonjëherë". Shkollat ​​në Bolonja u mbyllën. Tetë persona raportohet të kenë humbur jetën, e mijëra të tjerë janë evakuar prej struktura të përmbytura teksa lumenjtë atje kanë dalë nga shtrati. Ndërkohë reshjet vazhdojnë: Mediat vendase thonë se vbrenda vetëm 24 orësh, kanë rënë 130 mm. Parashikimet po ashtu nuk premtojnë asgjë të mirë: një alarm i ri i kuq i motit është dhënë nga autoritetet për përmbytje të tjera, rrëshqitje toke dhe stuhi që priten sërish në një pjesë të madhe të Emilia-Romagnas. Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur dhe ato ditët e fundit me përmbytjeve masive për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Lumenjtë Una dhe Krushnica, kanë dalë nga shtrati duke detyruar zyrtarët në të dy vendet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në disa komuna. Në Kroaci, 300 trupa ushtarake janë aktivizuar për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, ndërsa banorëve të bllokuar në shtëpitë e tyre u janë dërguar ushqime.

Top Channel/ Trupi Gjykues: Krasniqi pati rol kyç në zbatimin e politikës ndaj kundërshtarëve
16/09 12:59
Top Channel/ Specialja për Selimin: Ishte i pranishëm në arrestimin e parlamentareve në Qirez
16/09 12:58
Top Channel/ Veliaj mbetet në paraburgim/ Vendimi 3-0, pritet arsyetimi për vijimin e arrestit
16/09 12:49
Top News- Emërimi i Ols Dados shkon në Apel, caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimin e Veliajt
16/09 12:46
Top Channel/ Sulmohet me thikë mjeku që mjekoi Dumanin, si nisi sherri brenda Spitalit Memorial
16/09 12:39
Top Channel/ Vrasës në timon, Inside Story zbulon si ekspertizat kontradiktore mbyllin dosjet
16/09 12:37
Top News – Në Maliq kundërshtohet shkrirja. Rama takim në Korçë për reformën territoriale
16/09 12:26
Top Channel/ Qytetarët që mbetën jashtë takimit të Ramës në Korçë: Vetëm ai na i zgjidh hallet
16/09 12:12
Top Channel/ Po transportonte 6 shtetas të huaj drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Korçë
16/09 11:23
Top Channel/ Gjyqi për krerët e UÇK, gjyqtari Smith: Gjyqi u krye nën atmosferë frikësimi
16/09 10:51
Top Channel/ 6 vjet në qeli: Sa kushtoi mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit e Jakupit në Hagë!
16/09 10:42
Top Channel/ “Nuk na del pensioni”, i moshuari: Doja ta takoja kryeministrin, duam rritje pensioni
16/09 10:40
Top Channel/ Nuk u lejua të takonte kryeministrin, i moshuari në Korçë: S’marr dot shtëpinë e babait
16/09 10:36
Top Channel/ Rama në Korçë për Territorialen, e moshuara: Doja ta takoja, marr 10 mijë lekë pension
16/09 10:35
Top News – Brazili vendos të ekstradojë Ervin Matën. Gjykata supreme pranon kërkesën e Shqipërisë
16/09 10:13
Top Channel/ SHBA: Shqipëria aleat kyç, mbështesim SPAK
15/09 22:47
Top Channel/ Daja akuzohet për përdhunim, Zegjine Caushi: Do martoheshin
15/09 22:46
Top Channel/ Protestë para kuvendit, në tubimin e 108 u njoftua tubim të enjten
15/09 22:39
Top Channel/ 108 ditë revoltë, çfarë ndodhi sot gjatë protestës në Kryeqytet
15/09 22:35
Top News – Tentuan të vidhnin motorin e shqiptarit, kapen hajdutët me ‘presh në duar’ në Athinë
15/09 21:40